Bursat e studimit, Universiteti Mesdhetar mbështetje për 1500 familje në vështirësi ekonomike dhe maturantët ekselentë

Aug 1, 2019 | 7:00
SHPËRNDAJE

Rreth 10% e numrit të studentëve  të pranuar për herë të parë në programin Bachelor  dhe Master në Univeristetin Mesdhetar të Shqipërisë, do të  financohen me bursa të kategorive të ndryshme.

0a52b5b4-5f48-4c42-9510-75a73da0a7080101

Që nga themelimi i tij, UMSH ka patur një politikë bursash që u ka ofruar mundësi arsimimi familje me ndihmë ekonomike, jetimë, fëmijë dëshmorësh, me aftësi të kufizuara. Rreth 1500 familje kanë përfituar nga kjo skemë.

Sot UMSH ofron disa lloje bursash.

Me Bursë të plotë  trajtohen  aplikantë nga grupet në nevojë (familje  me ndihmë ekonomike, jetimë, fëmije dëshmorësh, me aftësi të kufizuara, nxënës me mesataren 9.8-10.

Gjithashtu UMSH ofron Bursë të  pjesshme Talenti  nga  ku përfitojnë  aplikantë të spikatur në konkurse, gara ose organizata të ndryshme.

Bursa  e mesatares  me kuotën 1000 Euro, ku  pranohen deri në 3% e studentëve  të regjistruar për herë të parë me mesataren mbi 8.5 në shkollen e mesme.

Si aplikohet  për bursë?

Universiteti Mesdhetar ka një komision të veçantë që   vendos sipas politikës dhe udhëzimit të miratuar, për numrin dhe kategoritë e studentëve që do të trajtohen me bursë. Aplikimi për bursat do të bëhet deri më në fund të periudhës së aplikimeve për të dy ciklet e studimeve dhe vendimet do të dalin për çdo rast brenda 48 orëve nga paraqitja e kërkesës. Aplikimi për bursë do jetë pjesë e paketës së regjistrimeve dhe do të plotësohet nga aplikantët. Verifikimi paraprak  është pjesë  e punës së Univeristetit Mesdhetar  të Shqipërisë, verifikim i cili do t’i vihet në dispozicion në fund të çdo ditë Sekretarisë për përpilimin e tabelës përmbledhëse. Gjatë aplikimit kandidati duhet të specifikojë për cilin grup burse aplikon dhe duhet të plotësojë dokumentacionin e kërkuar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura