Burg për dy pjesëtarët e grupit “Drenica”

May 27, 2015 | 10:55
SHPËRNDAJE

Gjykata Themelore e Mitrovicës ka dhënë sot vendimin përfundimtar për tre pjesëtarët e grupit “Drenica”, të cilët akuzohen për krime luftë gjatë konfliktit të vitit 1999.

Kështu, sipas “Zërit”, gjykata ka dënuar me 12 vjet burg Sami Lushtakun për vrasjen e një civili shqiptar, ndërsa Sylejman Selimi është dënuar me 6 vjet burg për dhunë dhe tortura ndaj një dëshmitari.

I vetmi që është liruar nga akuzat është Sabit Geci, i cili u shpall i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Mitrovicës. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura