Braho takoi Frrokun në spital? Meta: Nuk ka kompromis për asnjë deputet që sfidon ligjet

Apr 26, 2015 | 12:06
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë një vizite mesditën e të dielës në qytetin e Gjirokastrës, ka reaguar në lidhje me vizitën e Spartak Brahos një ditë më parë në të njëjtin spital privat ku trajtohet i shtruar edhe deputeti Mark Frroku.

Zoti Meta në përgjigje të interesit të gazetarëve për këtë çështje shprehu publikisht qëndrimin e tij,  i cili tha se është i pa kompromis ndaj çdo deputeti.

“Nuk ka kompromis për asnjë deputet që sfidon ligjet, që sfidojnë vendimet e gjykatës”-u shpreh Meta teksa ishte duke inspektuar punimet përmbyllëse në Parkun Natyror të Viroit të cilat i ka vlerësuar maksimalisht. 

Meta dhe Braho

Mediat publikuan dje pretendimet e tyre se Spartak Braho kishte qenë në spitalin ku ndodhet i shtruar deputeti i arrestuar Mark Frroku. 

Prania e tij në këtë spital u konfirmua më vonë edhe nga vetë deputeti Braho, por ai tha se kjo vizitë ishte për arsye shëndetësore dhe e planifikuar. 

Menjëherë pas publikimit të lajmit, dje Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka kërkuar kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho të sqarojë arsyet e vizitës së tij në spitalin privat ku po trajtohet deputeti Mark Frroku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura