Bota feston, Kiribati dhe Samoas në Paqësorin Jugor të parët që pritën Vitin e Ri

Dec 31, 2012 | 18:12
SHPËRNDAJE

Viti 2013 ka trokitur me heret ne nje sere vendesh. Banorët e Kiribatit dhe Samoas në Paqësorin Jugor kanë qenë të parët që kanë hyrë në Vitin e Ri.

Pak më vonë, ai ka arritur edhe në Zelandë të Re dhe në Australi, së bashku me fishekzjarre dhe me manifestime nga më të ndryshmet.

Organizime të mëdha priten anembanë globit, përfshirë Nju Jorkun, Pekinin, Dubain dhe Moskën.

Për herë të parë në disa dekada, edhe banorët e Birmanisë do të presin Vitin e Ri jashtë, në kryeqytetin Rangon. Autoritetet atje kanë premtuar shfaqje me drita dhe të tjera festime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura