Borxhet e prapambetura, ndahen 143 milionë USD

May 29, 2015 | 12:00
SHPËRNDAJE

Biznesi ndaj të cilit qeveria ka evidentuar dhe pranuar detyrimet e prapambetura, ka marrë 143 milionë dollarë deri në 25 maj, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave.

Ministri Cani

Kjo shpërndarje po bëhet në bazë të strategjisë të miratuar një vit më parë dhe Financat bëjnë me dije se po monitorohet me kujdes procesi.

Në një njoftim për shtyp ditën e djeshme, Ministria bëri me dije se nga fondi i alokuar prej 143 milionë dollarësh, gati 58 milionë dollarë kanë shkuar për kompanitë që kanë punuar në investime publike, 2 milionë dollarë për shpenzime korrente, mallra dhe shërbime, 38 milionë dollarë për “të tjerë”, 16 milionë dollarë për vendimet gjyqësore, për shpronësime 10 milionë dollarë dhe për emergjencat e shpërblimet për lindje 11 milionë dollarë.

Por paralelisht me këtë është vepruar edhe për rimbursimin e TVSH-së ndaj bizneseve që nuk e kishin përfituar atë dhe të dhënat tregojnë se deri më tani janë alokuar 45 milionë dollarë për këtë detyrim. Pjesa më e madhe e fondit e vënë në dispozicion për këtë zë në buxhet është shpërndarë, ndërkohë që mbeten akoma edhe disa pagesa për t’u kryer nga ana e Thesarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura