Bonus për çdo klient që merr pensionin e tij në Fibank

Feb 11, 2021 | 11:52
SHPËRNDAJE

fiban k bonus

Fibank shpërblen çdo klient që zgjedh të hapë llogarinë e pensionit në rrjetin e degeve te saj. Procesi i aplikimit eshte teper i thjeshte dhe nje bonus prej 1.000 lekësh eshte nje dhurate mirëseardhje për pensionistët së bashku me plot lehtësira të dedikuara për ta.

Llogaria e pensionit vjen si një paketë përfitimesh duke ndihmuar këtë pjesë të komunitetit tonë në mënyrë të vecante. Secili pensionist përfiton shërbime bankare që i lehtësojnë jetën e përditshme. Llogaria e pensionit në Fibank është pa tarifa të mirëmbajtjes mujore, pensionisti pajiset me një Kartë Debiti e cila mundëson tërheqjen në çdo kohë në rrjetin e ATM-ve. Pagesat e shërbimeve si energjia elektrike, uji, faturat e telefonit, etj jane pa komision. Për më tepër, Fibank ofron norma preferenciale interesi për të gjitha kursimet e grumbulluara në kohë nga klientët e saj pensionistë. Vecanerisht pensionistet qe jetojne jashte Shqiperise por jo vetem , mund te urdherojne kryerjen e nje transferte periodike te pensionit mujor ne nje depozite apo llogari kursimesh qe shtohet cdo dite.

Fibank është vendimi i duhur për pensionistët qe po mendojnë ku të hapin një llogari bankare për pensionet e tyre mujore apo edhe të bëjnë plane për kursimet e tyre. Fibank është një avokat i fortë i rolit të saj si një institucion i përgjegjësisë sociale të korporatave duke mbështetur komunitetin në shumë mënyra dhe përqendrimi në moshën e tretë është një nga përparësitë përmes projekteve interesante per ti ndihmuar ata ne vazhdimesi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura