Bojaxhiu kopjon Ramën: Më vjen keq për Çiljetën, por s’do këndojë dot për mua

Apr 26, 2015 | 11:32
SHPËRNDAJE


Edhe Gjergj Bojaxhiu ishte i ftuar në emisionin satirik të Ermal Mamaqit, “6 ditë pa Ermalin”. Bojaxhiu ka shpallur kandidaturën e tij si i pavarur dhe do garojë për kryetar Bashkie i Tiranës. Edhe pse nuk mbështetet nga asnjë parti, ajo që kemi vënë re, është se Bojaxhiu ka marrë hapësira të mëdha mediatike, pasi ai është ftuar pothuajse në të gjitha emisionet e rëndësishme në kanale të ndryshme televizive. Tek Ermali, Bojaxhiu rrëfeu se jeton në fshat, madje krijoi pak atmosferë fshati, pasi i kishte sjellë atij disa ushqime bio si djathë, gjizë, bukë e bërë vetë, hudhër etj. Dhe Ermali, teksa hante ushqimet bio, i bënte pyetje Bojaxhiut. Një nga pyetjet e tij ishte nëse do të bënte koncerte me këngëtarë për fushatë. Bojaxhiu iu përgjigj që nuk do të kishte koncerte të tilla në fushatën e tij dhe se i vinte keq për Çiljetën që nuk do arrinte të performonte në këtë fushatë. Në fakt, mbase e ka bërë pa dashje, por kjo është një batutë identike me atë që ka përdorur Rama pak muaj më parë kur Shqipëria hapi negociatat me BE për marrjen e statusit të vendit kandidat. Asokohe Rama tha që: “Nuk do festojmë siç bënte Partia Demokratike, kështu që as Çiljeta nuk do të këndojë dhe na vjen keq për këtë fakt”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura