Blasfemoi ndaj Profetit Muhamed! Këngëtari nigerian dënohet me vdekje, protestuesit djegin shtëpinë e tij

Aug 10, 2020 | 19:55
SHPËRNDAJE

Këngëtari nigerian Yahaya Sharif-Aminu, 22 vjeç u shpall fajtor nga gjykata e lartë e Sharia (ligj fetar) për këngën e tij, që nisi të qarkullonte përmes whatsapp në mars të këtij viti.

Yahaya-Sharif-Aminu

Ai u akuzua pasi kënga ishte blasfemike e sipas kritikëve mbivlerësonte një imam nga vllazëria myslimane Tijaniya, duke e ngritur atë më lart se Profeti Muhamed.

Gjykatësi Khadi Aliyu Muhammad Kani tha që mund të apelonte kundër verdiktit dhe tashme ai është dënuar me vdekje për blasfemi ndaj Profetit Muhamed.

Protestuesit dogjën shtëpinë e familjes së tij dhe u mblodhën jashtë ndërtesës së policisë islamike, njohur si Hisbah, duke kërkuar veprim të menjëhershëm ndaj artistit.

Këngëtari, i cili është momentalisht në dënim, është fshehur që kur kompozoi këngën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura