Bieber: Kosova është bazë e rëndësishme e ISIS-it

Jul 29, 2015 | 22:34
SHPËRNDAJE

Shteti Islamik e cilëson Ballkanin, dhe në veçanti Kosovën, si zonë të rëndësishme për rekrutimin e xhihadistëve. Kështu mendon eksperti i çështjeve të Europës Juglindore, Florian Bieber.

Florian BieberAi e ka bërë të ditur qëndrimin e tij në një emision për kanalin gjerman ARD.  “Shumica e këtyre njerëzve nuk e dinë gjuhën arabe, prandaj video-incizimet në gjuhën shqipe apo atë boshnjake janë instrument i rëndësishëm për rekrutim”, vlerëson Bieber.

“Ndërkohë, Kosova është bazë e rëndësishme e Shtetit Islamik dhe një numër i konsiderueshëm i luftëtarëve vijnë nga atje, ku papunësia është në shifra të larta”, vazhdon ai më tej.

Mediat raportojnë gjithashtu se Ballkani është zonë interesante edhe për skenën islamike të Gjermanisë dhe theksojnë se salafistët gjermanë kanë mbledhur para për fshatin boshnjak Gornja Maoca, për të cilin thuhet se shërben si qendër e rëndësishme për rekrutim të luftëtarëve për Shtetin Islamik. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura