Bie bora e parë në gjithë territorin e Kosovës (FOTO)

Nov 27, 2015 | 10:02
SHPËRNDAJE

Reshjet e borës kanë filluar mbrëmë rreth orës 12:00 në gjithë territorin e Kosovës. Kjo është edhe bora e parë në viset e ulëta.

12305997-10208259071498751-1532269767-n
Menjëherë në rrugën Prishtinë-Pejë, kompanitë kanë filluar mirëmbajtjen e rrugës dhe krijimin e kushteve për qarkullim të automjeteve, raporton gazeta “Telegrafi”.

12283031-10208259071338747-793926972-n

Në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës thonë se masat e ajrit me presion të ulët atmosferik të cilat kanë përfshirë gadishullin e Ballkanit do të jenë të qëndrueshme.

12282955-10208259071218744-853157638-n

“Këto vranësira do të shoqërohen me reshje bore në vise malore dhe në viset e ulëta. Reshjet do të vazhdojnë edhe pjesën e parë të ditës së shtunë. Temperaturat minimale nesër do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me vranësira të dendura të cilat do t’i takojnë shtresës së ulët të troposferës”, thuhet në një njoftim të Institutit.

11(75)

bie-bora-e-par-euml-n-euml-gjith-euml-territorin-e-kosov-euml-s_hd

Ja disa foto të publikuara në mediat kosovare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura