Biblioteka Kombëtare/ Rama në 100 vjetorin e themelimit: Projekti i godinës do të shkojë deri në fund

Oct 22, 2020 | 20:03
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama thotë se do të ishte më mirë që 100 vjetori i Bibliotekës Kombëtare të kremtohej me një ndërtesë të re.

edirama

Pavarësisht periudhës së keqe për financat, kryeministri thotë projekti që ka nisur do të shkojë deri në fund.

Përtej aspektit fizik të gjendjes së librave- tha kryeministri, ajo që ka qenë shumë e rëndësishme ka qenë digjitalizimi i një pasurie kaq të madhe.

“Është një fatkeqësi më vete që në një moment kaq të vështirë për Bibliotekën Kombëtare kur kremtimi i 100-vjetorit është një detyrim, koha e keqe në të cilën ky 100-vjetor ndodh na detyron të jemi shumë kopracë në këtë kremtim në aspektin e hapësirave. Kjo është vërtetë për të thënë faleminderit për zgjedhjen e bërë në këtë ekspozitë që është dëshmi shumë e madhe. Shpresoj që pavarësisht kufizimeve miqtë e librit të mund të përjetojnë këtë emocion të veçantë dhe të marrin mbresën që është e rrallë.

Do kishte qenë më bukur që këtë 100-vjetor ta kremtonin në godinën e bibliotekës së re kombëtare por projekti i nisur me shumë dëshirë dhe i futur në procesin e formësimit të tij, mbase gaboj por kam përshtypjen që në krahun tim të djathtë është drejtorja me të cilën kemi punuar për të futur në rrugë projektin. Rrënojat e tërmetit që duhen kthyer në shtëpi, iu mbivendos edhe goditja e rëndë për shkak të Covid-it. Megjithatë projekti e ka nisur rrugën e tij dhe unë kam besim se do të shkojë deri në fund edhe pse nuk mund ta them sot se kur po jo pa diskutim jo aq gjatë dhe aq vonë sa është vonuar deri më sot në rrugën e gjatë të kërkesës legjitime të atyre që janë të lidhur me bibliotekën për të pasur bibliotekën e re. Pavarësisht se nuk kemi arritur të ndërtojmë godinën e re të bibliotekës nuk është bërë pak për të ndryshuar një rrjedhë degraduese dhe rrënimi të atij thesari të madh. Për fat të mirë na është dhënë mundësia që në krye të bibliotekës të kemi drejtorë që janë të lidhur me librin dhe fatin e librit dhe pa diskutim që me Persidën kemi hedhur hapa të rëndësishëm në ndalimin e procesit të degradimit të elementëve përbërës të Bibliotekës Kombëtare dhe me Pirron që e pranoi sfidën e drejtimit të bibliotekës në një moment kur ishte duke bërë librat e tij. Ajo që kemi si infrastrukturë dhe me fondin e hapur do hedhim një tjetër hap në këtë drejtim.

Përtej aspektit fizik të gjendjes së librave, ajo që ka qenë shumë e rëndësishme ka qenë digjitalizimi i një pasurie kaq të madhe dhe mundësia për ta aksesuar këtë pasur në një mënyrë krejt tjetër. Sigurisht që do të ishte fantastike sikur të mundim të realizonim, ose do ndodhë në pjesën tjetër të vitit atë konferencë të madhe që do vinte pikat me I për respektin pa të cilët nuk do kishte ekzistuar Biblioteka Kombëtare”, tha Rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura