Bert Stern, burri që zhveshi Marilyn Monroe

Jun 30, 2013 | 12:04
SHPËRNDAJE

Ai ishte njeriu që i bëri asaj shkrepjet e fundit, përpara se të gjendej e vdekur më 5 gusht të vitit 1962. Fotografi që fotografoi Marilyn Monroe të mbështjellë vetëm me një tyl të hollë si balerina valome, u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare. “Ajo çka dua është Marilyn në moshën e pafajësisë. Unë nuk e shoh atë çka rrobat do të bënin përgjatë viteve.

Vetëm se, zhveshja është aq e thjeshtë sa të shkosh në Egjipt dhe të kthesh një piramidë në një gotë Martini”, do të shprehej në librin e tij “The Last Sitting” Bert Stern, duke iu referuar një shprehjeje të tij të famshme të vitit 1955, për reklamën e vodkës “Smirnoff”. Vetëm një vit pas homazheve që iu bënë Monrosë, me rastin e 50-vjetorit të vdekjes, New York Times njofton vdekjen e Bert Stern, në shtëpinë e tij në Manhatan.

Stern është njeriu që zhveshi Marilyn Monroe dhe e bëri atë të qeshte përpara objektivit të aparatit si një fëmijë i zënë në faj, sikur jeta të mos kishte më asgjë të fshehtë. Ai e takoi Marilyn më 21 korrik 1962 në Los Angeles për numrin e shtatorit të “Vogue”. “Kur kujtojmë Marilyn Monroe, na vijnë në mendje fotot e Tom Kelly në vitin 1949, ajo mitikja me fustan të bardhë që ngrihet, skena e famshme në filmin “The seven year itch”. “Mua, e kaluara nuk më interesonte fare: duhej të zbuloja diçka tek ajo, që nuk ishte kapur ende nga fotografët e tjerë”, do të shprehej ai në një nga libër kushtuar Monrosë.

Gjatë rrugës së kthimit nga Roma, ku kishte punuar me Liz Taylor, një rivale e Monrosë, ai krijonte në mendjen e tij skenat e pozimit dhe vendosi që setin fotografik ta realizojë në “Bel Air”, hotelin më të qetë të Los Angeles, i dekoruar me shije, me shumë pemë e lule. Fotot u quajtën “skandaloze”. Nuk u pranuan nga “Vogue”, por u botuan më vone nga revista “Eros”.  “Une Gruaja”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura