Bernard Kouchner: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për korrigjim të kufirit do të ishte ‘përfundim i luftës’

Aug 31, 2018 | 19:10
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i jashtëm i Francës, Bernard Kouchner ka theksuar se marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë për korrigjim të kufirit do të ishte “përfundim i luftës”.

Ish-përfaqësuesi special i OKB-së në Kosovë, në një intervistë të dhënë për BBC ka dalur në përkrahje të ideve për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

bernard-kouchner-a-marque-son-soutien-a-la-780x439

“Kjo ka qenë opsion edhe më herët dhe mund të jetë edhe tash opsion nëse pajtohen të dy palët. Ne mund të themi nëse është plan i mirë ose i keq, por kjo është një ide që tashmë ekziston. Kjo marrëveshje mund të jetë përfundim i luftës. Unë mendoj se është ide e mirë, edhe për Serbinë nëse ajo dëshiron që të bashkohet në BE. Dhe si pjesë e BE-së për Serbinë do të jetë e pamundur që të nxisë luftë të re”, ka thënë Kouchner. /Telegrafi/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura