Berisha takon djemtë e “2xl”: do vij në 2013

Dec 30, 2012 | 11:10
SHPËRNDAJE

Stafi i aktorëve dhe producenti Turjan Hyskaj kanë qenë dje në zyrën e Kryeministrit Sali Berisha, duke i bërë gojarisht ftesën për të qenë ai i ftuari VIP i natës së ndërrimit të viteve.  Kryeministri ka postuar këtë foto në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku shkruar: “Me banorët e Apartamentit më të famshëm e më të gjallë dhe gazmor në Shqipëri, ‘Apartamentit 2XL’. Edhe unë kisha 2 vjet që prisja t’i takoja. Madje një herë që u nisa për t’i vizituar i gjeta me dritare hapur dhe derë mbyllur, sepse po hanin tortën”, shkruan Berisha me ironi. Mësohet se ai ka pohuar se ftesën e tyre do e pranojë sezonin tjetër, pra në vitin 2013.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura