FJALA E PLOTE/ Berisha- Ramës: Mos përsërit shprehjet e mia. Ato që ka bërë Basha, ti nuk i bën dot në tre jetë

May 21, 2015 | 13:08
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ish kryeministri Sali Berisha u ka tërhequr vëmendjen shqiptare të mos e besojnë me kryeministrin Rama, pasi sipas tij, më keq ka për ta bërë vendin. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha ka akuzuar Ramën vetëm për punë të këqija dhe asnjë investim në interes të qytetarëve. 

Berisha ne Kuvend

Berisha i ka kërkuar Ramës të mos përsëritë më shprehjet e tij në takimet që zhvillon me popullin, pasi qytetarët kanë interes të dëgjojnë projektet e qeverisë dhe jo akuzat për opozitën.

Berisha i është përgjigjur akuzave të Ramës të bëra thuajse në cdo takim me banorë, ku etiketon Bashën se nuk ka bërë asgjë të vlefshme, por mbahet mend vetëm për afera, si në kohën kur ishte ministër i Brendshëm, i Jashtëm, i Transportit dhe në krye të bashkisë.
 

Fjala e plotë e ish-kryeministrit Berisha sot në seancën parlamentare:

Të nderuar deputete dhe deputete.

 Në historinë e këtij vendi kjo është e vetmja qeveri  që në dy vjet, ka arritur tu tregojë shqiptarëve vetëm kullën e turpit dhe të korrupsionit në zemër të Korçës, të cilën e urrejnë pa përjashtim të gjithë korçarët dhe vizitorët e qytetit,  dhe nuk ka arritur të tregojë askund një kilometër rrugë të përfunduar si projekt të saj.  Nuk ka arritur të tregojë, një shkollë të re askund të përfunduar si projekt të saj.  Nuk ka arritur të përfundojë një spital të ri kund  të përfunduar si projekt të saj.    Nuk ka arritur të tregojë një ujësjellës të ri të përfunduar si projekt të saj. Nuk ka arritur asgjë përveç livadheve të kryeministrisë  dhe zyrave të ministrave. Është kjo  qeveri, e cila i jep për rikonstruksione Ministrisë së Arsimit,  dy herë më shumë sesa s’kushton e gjithë ndërtesa, i jep për rikonstruksione Ministrisë së Brendshme tani së fundmi  dy herë më shumë sesa kushton e gjithë ndërtesa 1 milion e 500 mijë euro. Është kjo qeveri e cila nuk shtron një ngjitje të sheshtë tek dera e parlamentit, por vë një ashensor gjysmë milioni euro, thonë e kanë për handikapër, por të ndarë paratë, është kjo qeveri e cila shpenzon miliona euro, në kryeministri dhe livadhet e saj, prandaj nuk bën shkolla, prandaj nuk ecin rrugët. Po të shkosh drejt Surrelit, tek sheh vilën 57 metra të gjatë, tek sheh një batalion  gadë ditë e natë roje në shtëpinë e kreut të qeverisë. Tek sheh benzin e blinduar  të blerë 700 mijë euro, për miqtë e Shqipërisë, që e përdor çdo ditë dhe po e shkatërron, nga frika. Prandaj nuk  bëhen ujësjellës, prandaj nuk ka kanalizime, shqiptarët  janë të çuditur. Si ka  mundësi që rruga Lin-Pogradec, për të cilën u zotua solemnisht zotëria  me 11 shkurt 2014 , zotëria u paraqit atje dhe tha se do ta përfundojmë, për sezonin turistik.  Tha se ka ca probleme në projekt, por tha se do ti zgjidhim  dhe ka ardhur sezoni i dytë turistik dhe rruga akoma nuk ka përfunduar. Si ka mundësi që flisni për rrugën Lushnje- Berat, që absolutisht që s’ka pasur më shumë se katër muaj punë, një urë ka patur dhe traseja pothuajse ka qene e shtruar, po nuk mund të shtroni se blini palma.  Se lekët e shqiptarëve bëhen palma, një palmë 6 mijë euro. Në një kohë pronari e shet 400 euro. Nga 400 shkon 6 mijë euro. Rrugë nuk po ndërtoni, por po mbillni palma se aty dalin para më shumë. Si nuk tregoni një projekt në këtë fushatë të filluar dhe të mbaruar. Por shkon dhe thua se do të ndërtojmë rrugën Korcë-Qafë-Plloçkë, por kush e filloi këtë rrugë. E filluam ne në gjysmën e dytë të vitit 2012. U siguruan 100 milion euro nga Banka Islamike financimi i saj. Akti i parë që bëtë e anuluat, por nuk jua pranoi banka, jo tha banka fondi digjet, por nuk anulohet dhe tani pas dy vjetësh beteje me bankën u detyruar ta tenderoni dhe ta filloni. Po Rrugën e Arbërit, a e gjetët në sirtarë kontratën me Kinezin të studiuar, të shqyrtuar  në të gjitha aspektesh , pas një demarshi intensiv të bërë me autoritete kineze, absolutisht po. E shtyve 2 vjet, 3 vjet do ta shtyje në kalendar greke se e ke mendjen tek livadhet e kryeministrisë, nuk e ke mendjen tek rrugët dhe problemet e qytetarëve.  Po kalben ne fushën prodhimet e qytetarëve ne Myzeqe dhe në Korçë. Kujt ia thua, pa asnjë lloj mbrojtje dhe pa asnjë  lloj interesi.  Ku i ke, 160 milion dollarë do të investojë ti për vaditje dhe nuk ke ndërtuar  një kilometër kanal vaditës në Shqipëri.  Dukesh si i rrjedhur për fushatë dhe merresh gjithë ditën me opozitën. Po pse për opozitën shkon në fushatë ti. Ti je kryeministër, ti shkon  tek qytetarët për  projektin tënd, për alternativën tënde. Ata presin të dëgjojnë  se çfarë do të bësh, sepse  i kujton budallenj, por ata janë 100 herë më të mençur sesa ti dhe gjithë ministrat e tu.  Dhe merret me Lulzim Bashën, dhe thotë çfarë ka bërë ai ishte Ministër i Jashtëm, ishte  Ministër i punëve Publike, çfarë ka bërë ishte kryetar bashkie. Ta them unë çfarë ka bërë. Ishte Ministër i punëve Publike , ishte promotor për Rrugën e Kombit, mësoje. Ishte Ministër i Jashtëm ishte promotor kryesor i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, mësoje. Ishte Ministër i Punëve të Brendshme, realizoi vizat për shqiptarët. Në një kohë kur ti nuk ke shitur as tre tabllo të tuat, në një kohë kur ti ke betonizuar Tiranën , në një kohë kur ti zhduke 85% të sipërfaqeve të gjelbra të kryeqytetit, në një kohë kur ti nga 160 terrene sportive i lëshove ne 8 terrene sportive . Çfarë ke bërë ti more? Ti ke bërë vetëm vepra të këqija. Dhe dy vjet kryeministër që tu dhanë mundësia me mashtrime siç e more pushtetin, nuk je në gjendje të tregosh asgjë tjetër përveç kullës shëmtirë në zemër të Korçës të cilën dhe atë për të mbushur xhepat e ngulët aty.  Dhe tani nxjerr kokën. Do të rrisni çmimin e ujit prapë.  Hiq dorë se toleranca është zero  nëse do të rrisësh më taksa dhe çmime. Po preke më taksa dhe tarifa  toleranca është zero. Këtej më përsërit mua nj shprehje që e kam thënë se Shqipëria vjen  pas Norvegjisë përsa sasi uji, mos e përsërit më asnjë shprehej të miat. Këtej thua se Shqipëri është si Norvegjia, këtej rrit çmimin e ujit. Austria që nuk është tamam si Norvegjia, e jep falas ujin është dhuratë e Zotit. Po jo të mendosh t’jua dyfishosh ujin, dhe pastaj do t’ju presë ujin, se të presh ujin sjell tifon kolerën dhe rrit vdekshmërinë dhe me mburrje ju thoshte se me këtë organizim do të fillojë reforma  ujit. Reforma  ujit është reformat e taksësh së ujin për ujin. Dyfishimi i ujit. Mos i besoni më këtij njeriu. Ju ka gënjyer disa herë, po ju gënjeu përsëri më keq do të bëhet. Nuk do të ngelet gjë tjetër vese të ikni të gjithë nga Shqipëria. Preokupimi i tij është Vila e Enver Hoxhës. E dini çfarë bëri dje në mbledhje. Do të rikonstruktojë vilën e Enverit. Sepse në mbledhjen e parë të qeverisë, njoftoi shqiptarët se dy nga projekte e tij do të jene rikonstruksioni i Piramidës së Faraonit dhe vilës se Hitlerit të shqiptarëve. Dhe në vend që të beje një shkollë, të bëjë një kopsht apo vepër publike, heq 20 mijë familje të mjera shqiptare nga ndihma ekonomike, përgjysmon fondin e ndihmës ekonomike. Këto janë veprat që bën dhe pastaj thotë çfarë ka bërë Lulzim  Basha. Tre jetë te kesh ti nuk i bën dot ato që ka bërë Lulzim Basha. Dhe në fund të fundit të ka palosur ty në 2011.

Duhet të dënoj me ashpërsinë më të madhe, sulmin e mafies ndaj gazetarëve investigativ, ky është një sulm i strukturuar, një sulm i organizuar, në një zonë ku prej muajsh bëhet batërdia, në pyjet e Librazhdit,  nën patronazh të deputetit, ndodhi ajo që nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë tjetër. Gazetarët investigativ, kërcënohen . Tregtari është mik kokë e këmbë me deputetin. Përgëzoj policinë që kapi autorët  , por i bëjë thirrje prokurorisë të hetojë të ligja lidhjet politike të kësaj bande mafioze,  që i lejoi vetes të kryeje një krim të shëmtuar, të pa precedent , tentoi të marrë peng dhe të gjuajë me armë zjarri, të ndjekë me qen sikur të ishte në një vend të pushtuar gazetarët që po hetonin në një vend batërdinë që behet në pyje. A e dini që   pyjet po shkatërrohen pasivisht nga bandat e qeverisë.

Dua të ndalem pak në diskutimin tim, lidhur me një kontroll të Departamentit të Kontrollit të Këshillit të Ministrave, i cili ka kontrolluar dhe ka dorëzuar një raport 42 faqesh , Kryetarit të Këshillit të Ministrave, në të cilën e informon sa vijon. Një sistem mafioz i krijuar rreth fondit të kontributeve shëndetësore po bën batërdinë në para. Për informimin tuja, janë krijuar farmaci që nuk ekzistojnë dhe vetëm çojnë receta në atë adresë për të vjedhur ilaçe që nuk janë shitur kurrë. Pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, drejtori i emëruar nga deputeti  duket se ndajnë paratë bashkë, Skuraj ka katër farmaci përveç  virtualve,e dy të vëllait dy të vetat. Këto farmaci, kanë rimbursuar, dhjetar e dhjetëra milion lekë, ilaçe që kurrë nuk janë shitur. Këto farmaci për të vazhduar veprimtarinë e tyre kriminale dhe për tu shpëtuar kontrolleve kanë ndërprerë kontratën  dhe e kanë lidhur atë pas një muaji po në kundërshtim me kontratën, e cila nuk lejon, duhet të kalojë një vit të paktën. Nëse bën këtë kurth. Një kryemafioz Skuraj, zëvendës drejtor i këtij instituti, bashkë me ministrin që është kryetari i fondit kanë marrë të gjitha vulat e mjekëve.  Vulosin e firmosin  vetëm mjek që s’kanë lëshuar kurrë receta të tilla.  Këto janë të raportit të këshillit. Pra këto firmosin pasi ju kanë marrë vulat, sepse kanë marrë ti prodhojnë vete nën mbikëqyrjen e  tyre firmosin në firma false mjekësh. Këto janë në dokumente kontrolli, kanë kryer një seri veprash kriminale.  Deri tani ky kontroll ka verifikuar  vjedhje 150 milion lekë. Por kontrolli thotë s kjo vjedhje është disa herë më e madhe.  Kontrollet e tyre shkojnë dhe bëhen në depo që kanë vetëm 7 % të ilaçeve, ato kontrollohen tre here, kurse depot që kanë 90% të ilaçeve nuk kontrollohen asnjëherë.  Se ndajnë paratë dhe bëjën batërditë me to. Kreu i ekzekutivit e ka marrë materialin me datën 3 maj. Çfarë po ndodh tani. Farmacitë po paguajnë gjoba.

Të dashur deputet dhe deputete

Edhe ju nja dy mjet që jeni nga krahu tjetër, shkoni tek farmacitë dhe thonë se po na vijnë tani në emër të ministrit dhe të Ramës që të paguajmë gjobën ose do të shkoni në prokurori. Unë ju them me pergjegjësi të plotë s kjo është vetëm maja e ajsbergut  se vjedhje  të tmerrshme të mëdha në këtë sistem do t’ju  informojmë gjatë seancave që vijnë, se Skuraj është vetëm një monstër,  e këtij sistemi me katër farmaci, për vëllain për vete dhe virtual, po nuk është i vetëm se si ai ka disa të tjerë pushtetarë që vjedhin ilaçe  te të sëmurëve. Që vjedhin në kurriz të të sëmurëve. Nuk ka vjedhje më të shëmtuar.

Dy fjalë dua të ndalem pak. Kriza e rëndë sociale po përparon me shpejtësi të madhe. Sot, nga 40 mijë qytetarë shqiptare që kanë qenë në mjerim janë mbi 20 mijë,   sot nga 250 mijë që kanë qenë në varfëri, janë 750 mijë qytetarë shqiptare sipas të dhënave statistikore të fundit. Është koha ti thërrasim vetes , do të vazhdojmë ne me ashensor 500 mijë euro , do të vazhdojmë ne me zyra një milion e gjysmë, do të vazhdojmë ne me livadhe dy milion me plisa që merren jashtë shtetit, apo do të kthejmë pak mendjen tek keta qytetarë të mjerë dhe të varfër shqiptarë. Një gjë dua tju them.  Kriza në Maqedoni është një krizë shumë e thellë dhe  ka pasur shprehje të shumta, por më bëri një gjë përshtypje. Ali Ahmeti  njoftoi s enë Gostivar po instalohet një kompani botërore , me 2500 vende pune. Mund të na thoni se kush po instalohet në Shqipëri.  A e kuptoni se çfarë reputacioni keni krijuar në botë. A e dini ju sa here është takuar ky me biznesmen italian,  ky zotëria duke përsërit formula e mia një euro taksa sheshtë etj, etj. A mund të më thoni ju se cili biznes ka ardhur këto dy vite në Shqipëri. Unë mund të them shumë që janë larguar. Keni çuar një biznesmen një shqiptarë në Skrapar dhe mirë keni bërë se është zonë e varfër dhe ky është suksesi i biznesit tuaj.  Eksportet po bien në pikiat. Në pikiat po bie mbledhja e të ardhurave, në pikiat është rritja e falimentimit, në pikiat është ekonomia, kurse ju krenar  dhe problemi juaj është Lulzim Basha dhe Sali Berisha.  Dhe çafrë ka bërë ai. Në një kohë kur para gjithë botës e ka mund atë, duke numëruar votë ëpr votë  dhe duke mos qenë në gjendje të kundërshtojë një votë të vetme të tij. Po e beni vendin qesharak, po e bëni vendin tragjik, po e bëni vendin të pa besueshëm.  Raporti i fundit thotë Shqipëria vend i rrezikshme nuk ka gjë më të keqe. Çdo i huaj para se të niset për në Shqipëri sheh raporte e Departamentit të Shtetit.  Si është siguria. Atëherë në çfarë me kullën e  Korçës do të mburreni ju. Kullën e Korçës e urren gjithë Korça. Hajde bëni një studim  nuk do ta shohe njëri me sy.  70% e shqiptarëve  dhe e studimeve kanë treguar se vendi po ecën në drejtim të kundërt.  Vendi po ecën drejt Surrelit dhe drejtimi i Surrelit është drejtim katastrofe, humbet kuptimin. Ky pasurim i paligjshëm që po bëni. Ndaj dhe mendoj se duhet të krijohet me urgjencë një komision parlamentarë  për këtë mega-vjedhje që po ndodh në sistemin e shëndetësisë. Mendoj se materiali i kontrollit të departamentit t’jua shpërndajmë të gjithë deputetëve. Të njihen me të. Ndërkohe t’jua dërgojmë  edhe të gjithë OJF shoqërisë civile për të ndërgjegjësuar se capo bën mafia e ilaçeve. 

Faleminderit!

Balla- Berishës: 8 vjet ISKSH u drejtua nga bashkëshortja jote

Deputeti i PS-së, Taulant Balla në përgjigje të fjalës së ish kryeministrit Berisha ka thënë se shqetësimet e ngritura për ISKSH, sot Fondi i Sigurimeve, nuk janë aq pa baza. Sipas Ballës, Berishës i kanë nisur dhimbjet pasi aty u këputën fijet e korrupsionit, që nuk rimbursonin të sëmurët, por Saliun.

“8 vite drejtori më jetëgjatë ishte familjari yt, mbesa e gruas, e drejtohej personalisht nga bashkëshortja e Berishës, tani që po këputen fijet e korrupsionit aty Saliu është i shqetësuar, 18 muaj na duhej kohë për t’i parë dhe për t’i këputur, prandaj i kanë filluar dhimbjet Saliut, nuk rimbursoheshin të sëmurët, por rimbursohej Saliu”- tha Balla. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura