Berisha nxjerr detajet: Grabitet ish drejtori i UKT, i marrin miliona euro dhe bizhuteri floriri e me diamante

Aug 13, 2019 | 15:32
SHPËRNDAJE

Policia e Pogradecit njoftoi sot se pronari i një pike karburanti në fshatin Buçimas kishte rënë pre e grabitësve mëngjesin e kësaj të marte.

Sipas bluve, hajdutët ende të paidentifikuar kanë grabitur në kasafortë bizhuteri, një sasi lekësh dhe një armë gjahu.

Por ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale, nxjerr detaje nga ngjarja duke iu referuar qytetarit dixhital që thotë se kanë qene 7 persona që kanë hyrë në banesën e ish drejtorit te Ujësjellësit Valter Gora.

POSTIMI I PLOTE I BERISHES:

Vidhet kasaforta me sasi te medha eurosh dhe bizhuteri floriri dhe diamnte!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

sali bucimas

Pershendetje Doktor si kaloni?Sot rreth ores 3 te mengjesit ne fshatin bucimas te Pogradecit ,ne banesen e ish drejtorit te ujsjellsit Valter Gora, 7 persona te maskuar kane bere terror edhe kane vjedhur nje kasaforte dhe flitet te ket pasur shuma te medha lekesh.Neper rrjete sociale

Kan shkruar qe jane vjedhur disa bizhuteri por aty ka pasur shuma te medha lekesh,policia e fshesh ngjarjen,sepse ai eshte njeriu i fuqishem ne partine socilatiste,te lutem anonim ,te pershendes

Informacioni paraprak që solli Policia

hajdut

Më datë 13.08.2019, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Buçimas, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit V.G (pranë së cilës ndodhet edhe një karburant në pronësi të tij) dhe kanë marrë një kasafortë me një sasi lekësh, bizhuteri dhe një armë gjahu të poseduar me leje nga ky shtetas.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin/kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura