Berisha e futi Shqipërinë në NATO, a do i hapni ju negociatat me BE? Rama: Kur e thoni këtë më vjen një gaz i papërmbajtshëm! Integrimi varet nga…

Apr 12, 2022 | 9:58
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama shprehet se hapja e negociatave për integrimin në BE, tashmë nuk varet më nga Shqipëria. Në një bashkëbisedim me gazetarët në Berlin, kreu i qeverisë tha se nëse do të ishte në dorën e tij, negociatat do ishin hapur 3-4 vite më parë.

Rama ka komentuar dhe një prej pyetjeve të gazetarëve, e cila përmendi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO nga ish-kryeministri Berisha.

Me batutë, Rama shprehet se kur përmendet kjo, i vjen një “gaz i papërmbajtur”.

“Mos bëhemi për humor as ti e as unë. Këto gjëra nuk ja jep Shqipërisë një person, qoftë u quajt ky qoftë larg, ose qoftë afër. Lidhen me vullnete të tjera, të vendeve. Në raport me mua, negociatat do të ishin hapur prej 3-4 vitesh. Fakti i mos hapjes së negociatave lidhet me ata. Kur thoni se kush e futi Shqipërinë në NATO, më vjen një siç thoshte Konica, i papërmbajtur gaz. Shqipërinë në NATO e futi SHBA” – tha Rama.

Ndërkohë, Rama thotë se nëse kancelari gjerman Olaf Scholz do të ishte kundër Ballkanit të Hapur, ai do ta shprehte atë.

“Po të ishte mos mbështetës nuk do përtonte ta thoshte. Kështu që kurrësesi nuk do thosha që është mosmbështetës. Ndërkohë që përsa i përket mbështetjes së hapur edhe me gjithsej të thënë ashtu siç e them unë, kjo është një zgjedhje e komunikimit. Për më tepër që procesi i Ballkanit të Hapur, ka lindur dhe kur shpjegohet ekzaktësisht siç është sepse procesi i Berlinit po fillonte të humbte impaktin. Përsa i përket atyre që janë në Tiranë, nuk e shoh problem, nuk më intereson çfarë mendojnë të tjerët. Por më intereson çfarë mësojnë shumica e shqiptarëve përmes Këshillimit Kombëtar” – tha Rama.

Kryeministri Rama foli edhe për marrëveshjen e Shqipërisë dhe Gjermanisë për njohjen e patentave shqiptare.

“Përsa i përket marrëveshjes, është domethenëse jo vetëm për faktin se gjithë shqiptarët që banojnë këtu, ose që do kalojnë në rrugët e vendit me makinët e tyre, do kenë patentën shqiptare që do njihet e respektohet.Njohja e patentës lidhet me gjithë procesin. Kur inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë së Gjermanisë, ku mbërritën në Shqipëri, ndërruan mendjen në shërbimin e transp[ortit. Kemi marrë komplimente nga pala gjermane. Njohja e patentave nga Gjermania është një lloj certifikate e rëndësishme për shtetndërtimin dhe shtetfunksionimin” – tha Rama.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura