Bënë lëmsh të gjithë rrjetin me postimet romantike, Arsim Abdyli tregon nëse është apo jo në një lidhje me Antonela Berishën

May 13, 2021 | 11:20
SHPËRNDAJE

Prej disa kohësh Arsim Abdyli dhe Antonela Berisha po përfliten për një lidhje dashurie jashtë programit të “Për’puthen”.

antonela berisha arsim abdyli (1)

Dyshja kanë publikuar herë pas here imazhe nën shoqërinë e njëri-tjetrit, madje edhe kanë udhëtuar drejt Milanos. Ata nuk i kanë kursyer as mesazhet romantike publike në rrjete sociale.

antonela berisha ana lleshi arsim abdyli (2)

Ditën e djeshme, teksa ishte i ftuar në një lidhje “Skype” tek “Shqipëria Live”, Arsimi zbuloi nëse është në të vërtetë në një lidhje me konkurrenten apo jo.

antonela berisha ana lleshi arsim abdyli (9)

Unë kam pëlqim për Antonelën. Normal. Është gocë e bukur edhe është me mend, por unë më Antonelën nuk kam asgjë. Ne kemi pasur dhe do të kemi një projekt muzikor bashkë.

antonela berisha arsim abdyli (3)

Është e vërtetë që jemi takuar në Milano. Unë shkova për të takuar familjen edhe shokë në Milano. Edhe ajo shkoi të takojë familjen edhe e bëmë që të takohemi edhe ne të dy se kur je në emision, krijon edhe shoqëri.

antonela berisha blerim dauti (4)

Ishte rastësisht. Nuk e kemi planifikuar. Më shkruajti, i shkruajta. Pimë një gotë, hëngrëm një drekë bashkë, kaluam aty në Milano”, tregoi ish-konkurrenti.

antonela berisha blerim dauti (3)

Ndërsa në lidhje me dedikimin që Antonela i bëri në Instastory duke publikuar foton e tij dhe duke e quajtur “i dashuri im”, Arsimi tha:

antonela berisha ana lleshi arsim abdyli (6)

Ajo është një këngë që këndohet gjermanisht edhe është rap, është Loredana. Nuk e besoj se më referohet mua si ‘i dashuri’”.

antonela berisha ana lleshi arsim abdyli (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura