BEFASUESE/ Mbylli pa asnjë humbje karrierën, Khabib zhvilloi takimin e fundit i dëmtuar

| 10:39
SHPËRNDAJE
 

Ish-kampioni i UFC-së Khabin Nurmagomedov zhvilloi ndeshjen e fundit të karrierës i dëmtuar ndaj amerikanit Xhastin Gathje.
khabib-gaejthe-1
Presidenti i UFC-së Dana Uait tregoi për mediat se sportisti nga Dagestani ka thyer dy gishtat e këmbës dhe një kockë 3 javë para ndeshjes së djeshme ndaj Gathje, por ka refuzuar të shtyjë takimin duke sakrifikuar në maksimum.

“Ai (Khabib) ishte në spital, theu këmbën 3 javë më parë. Saktësisht, ka thyer dy gishtat e këmbës dhe një kockë të këmbës. Kështu më raportoi stafi i tij. Ai kurrë nuk i ka treguar ndokujt për këtë gjë. Është një nga njerëzit më të ashpër në planet. Është luftëtari nr.1 në botë për peshë dhe duhet të konsiderohet me statusin ‘Më i mirë i të gjitha kohërave’ “, deklaroi Dana Uait.

Khabin u tërhoq nga sporti pas 29 ndeshjesh pa humbje. Ai u ngashërye pasi mundi në raundin e dytë Xhastin Gathje. Shumë yje të sportit dhe personalitete nga mbarë bota e përgëzuan për kontributin e madh dhe karrierën në sport ish-kampionin nga Dagestani.

5338

 

 

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.