Befasitë e motit mund t’u prishin planet, meteorologët parashikojnë …

Mar 24, 2018 | 9:41
SHPËRNDAJE

Pranvere tekanjoze kjo e ketij viti. Per te gjithe ju qe keni plane, beni mire te hidhni nje sy nga parashikimi i motit. Meoeoalb ben me dije se e shtuna dhe e diela do te jene me vranesira dhe reshje. Temperaturat do te rriten pak, por reshjet nuk do te ndalen.

reshje-shiu-debore-permbytje-moti-ne-vend-rruge-te-bllokuara2

Parashikimi i Meteoalb

E shtuna vijon me alternime kthjellimesh e vranësira të shpeshta duke sjellë reshje të përkohshme shiu në ultësirën perëndimore ndërsa mbeten prezente reshjet e dëborës në zonat malore. Vonë në mbrëmje pritet përmirësim i përkohshëm i motit në territor. Temperaturat ulen me 1 – 2°C gjatë mëngjesit ndërsa mesdita sjell një rritje të lehtë termike.

E diela në pjesën e parë të saj, paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shoqëruara me reshje të pakta në zona të izoluara ndërsa pjesa e dytë e ditës, kryesisht mbrëmja sjellin fuqizim të përkohshëm të reshjeve në territor. Temperaturat e ajrit do të rriten me 2 – 3°C në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke ngjitur maksimumin në rang vendi, mbi 17°C.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura