Mazreku “Qytetar nderi”, flet këshilltari i djathtë në Has: Vendim i jashtëligjshëm, Prefekti të mos e pranojë

Jun 18, 2018 | 13:31
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Gafurr Mazreku është shpallur Qytetar Nderi i Hasit, pavarësisht kundërshtimit të këshilltarëve të djathtë.

Pas këtij vendimi ka ardhur dhe  deklarata nga kryetari i këshilltarëve të djathtë Miftar Dauti, dhe ka dënuar këtë akt të Bashkisë.

hasi

“Vendimi është i jashtëligjshëm pasi vendimi është marrë pa prezencën e këshilltarëve të djathtë. Ne kërkuam 5 minuta pushim për konsultime, ndërkohë këshilltarët e majtë e kanë miratuar propozimin e administratës së bashkisë. I bëj thirrje prefektit që të mos e miratojë këtë vendim”, u shpreh Miftar Dauti, kryetar i këshilltarëve të djathtë.

Bashkia Has shpall ‘Qytetar Nderi’ Gafur Mazrekun. Flet Kryetari Lala: Nuk e kuptoj…

Këshilli Bashkiak i Hasit ka shpallur sot “Qytetar Nderi” ish-deputetin socialist Gafur Mazrekun.

Propozimi i një grupi këshilltarësh si figura më e mirë e Hasit ka qenë në rendin e ditës dhe me 13 vota pro dhe 1 abstenim pasi të djathtët nuk morën pjesë në votim, Këshilli vendosi t’i japë titullin e qytetarit të nderit atentatorit të themeluesit të Partisë Demokratike Azem Hajdari.

sherri-mes-azem-hajdarit-dhe-gafurr-mazrekut-n-euml-kuvend-video_hd-1200x630Ai është vlerësuar me motivacionin si ‘Personalitet me kontribut në pushtetin vendor’. Gafur Mazreku qëlloi me pistoletë në vitin 1997 në Kuvendin e Shqipërisë Azem Hajdarin.

Ndërkohë që Partia Demokratike, gjatë javës se kalaur e quajti këtë propozim si një akt të shëmtuar, pasi Mazreku ka tentuar të vrasë Azem Hajdarin në Kuvend.

PD bëri dhe thrrje që Keshilli Bshkiak Has të tërhiqej nga kjo nismë. Por sot pas shpalljes së ish-deputetit të PS si “nderi i qytetit”, ka folur dhe Kreu i Bashkisë së Hasit Adem Lala, i cili tha për tha për News24 se Mazreku është një nga figurat më të mira të Hasit dhe se “nuk e kupton pse duhet te debatohet figura e tij”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura