Bashkia e Tiranës jep 550 mijë euro për ndërtimin e një palestre në Bujanoc, kryetari i Komunës: Së shpejti do hapet tenderi

Jan 25, 2024 | 17:52
SHPËRNDAJE

Bashkia e Tiranës i ka dhënë qytetit jugor serb të Bujanocit më shumë se gjysmë milioni euro për të ndërtuar një palestër në një shkollë fillore.

veliaj arifi

Pagesa është konfirmuar nga kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, raportojnë mediat lokale. Bujanoci ka një popullsi të madhe etnike shqiptare.

“Qyteti i Tiranës, pra kryetari Erion Veliaj i ka transferuar 550 mijë euro komunës së Bujanocit për të ndërtuar një palestër. Faleminderit Tiranë”, tha Arifi duke shtuar se për projektin do të shpallet tender.

Ndërkohë vetë komuna e Bujanocit me anë të një njoftimi në rrjetet sociale shkruan se “Bashkia e Tiranës ka kryer sot pagesën prej 550.000 eurove të dedikuara për ndërtimin e palestrës sportive në shkollën fillore ”Naim Frashëri” në Bujanoc.  Sipas kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi, procedura e tenderimit pritet të fillojë shumë shpejt, me qëllim që nxënësit e shkollës fillore ”Naim Frashëri” të kenë mundësi ta shfrytëzojnë këtë palestër sportive”.

Kujtojmë që kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ia premtoi paratë kryetarit të Kuvendit të qytetit të Bujanocit, Enver Ramadani tetorin e kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura