“Bashkëpunimi me SPAK, në nivele shumë të mira”- Olsian Çela: Procesi i vettingut ka krijuar vakanca! S’flasim për një Prokurori që shkëlqen, por për mbijetesë

Apr 17, 2024 | 12:25
SHPËRNDAJE

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela është shprehur se procesi i vettingut ka sjellë vakanca në institucionet e drejtësisë, duke theksuar se kjo ka sjellë rënie të efikasitetit.

olsi cela per mediatr

Në një deklaratë për mediat, pas raportimit në KLP, Çela deklaroi se “sot nuk flasim për një Prokurori apo gjykatë që shkëlqen, por për mbijetësë”.

Por, Olsian Çela theksoi se ka gjithmonë e më shumë një performancë më të mirë të Prokurorive që po trajtojnë në mënyrë më efiçente ngarkesën

Olsian Çela: Procesi i vettingut ka krijuar vakanca dhe ka sjellë rënie të efikasitetit. Nuk flasim sot për një Prokurori që shkëlqen apo gjykatë që performon shkëlqyeshëm.

Po flasim për mbijetesë, i përgjigjemi çështjeve më emergjente duke ruajtur funksionalitetin në tërësi të organit. Por shikoj elemente pozitiv, kemi gjithmonë e më shumë një performancë më të mirë të Prokurorive që po trajtojnë në mënyrë më efiçente ngarkesën. Sistemi funksionon, ka hapësirë për të bërë më mirë. Dhe harta gjyqësore ka ndihmesë dhe do të sjellë Prokurori më performuese.

I pyetur rreth akuzave të Ilir Metës ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, Olsian Çela u shpreh se “përgjigjen e dha KLP”, duke shtuar se “sa i përket bashkëpunimit me SPAK, e kam përmendur disa herë që është në nivele shumë të mira. Performanca që kemi arritur të realizojmë përmes koordinimit ka qenë e pritshmja. Sa kohë që gjërat funksionojnë nuk ka gjë tjetër për të shtuar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura