Basha zbulon 5 pikat e platformës, nga gjetja e eshtrave të viktimave te ndalimi i drejtuesve të lartë komunistë në krye të vendit

Oct 10, 2017 | 14:00
SHPËRNDAJE

Kryedemokrati Lulzim Basha është zotuar sot nga foltorja e Kuvendit, gjatë ceremonisë së nderimit dhe kujtimit të vrasjes së deputeteve opozitarë, se do të punojë bashkë me PD-në, që situata aktuale të ndryshojë.

basha-ne-kuvend

Ai numëroi 5 pikat e platformës së demokratëve lidhur me gjithë sa duhet bërë për ta çliruar vendit nga e shkuara dhe për të hedhur dritë rreth të vërtetës historike që mbahet ende në errësirë.

Zotimet e Bashes: 

  1. Të gjejmë dhe identifikojmë eshtrat e viktimave të pazbuluara
  2. Të nderojmë emrat e martirëve të vërtetë të demokracisë dhe pluralizmit dhe ti kujtojmë ata që të rrëfejnë jetën, tragjeditë.
  3. Duhet të tregojmë krimet e komunizmit dhe historinë tragjike se si një popull ra në kthetrat e komunizmit
  4. T’u presim rrugën njëherë e mirë drejtuesve të lartë komunistë nga drejtimi i vendit
  5. Ndalimin publik të shenjave dhe simboleve të figurës së Enver Hoxhës dhe komunizmit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura