Basha zhvillon takim me kryeministrin Albin Kurti: Diskutuam për çështjen më kritike të Shqipërisë dhe Kosovës

Feb 11, 2020 | 18:07
SHPËRNDAJE

Në vijim të vizitës në Tiranë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

86191250_2948527345198427_7092896824419155968_o

Sipas Bashës, gjatë takimit ka shprehur shqetësimin për çështjen kritike, atë të largimit të dhimbshëm të të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova.

Postimi i plotë i Bashës:

Në një takim të ngrohtë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, diskutuam për të gjitha zhvillimet e rëndësishme politike dhe rajonale. Ngritëm gjithashtu edhe çështjen kritike, se si të ndalojmë largimin e dhimbshëm të kaq shumë të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova.

E sigurova kryeministrin Kurti se Qeveria e Kosovës, institucionet e Republikës së Kosovës dhe vëllezërit e motrat tona – qytetarët e Republikës së Kosovës – mund të vazhdojnë të mbështeten tek Partia Demokratike e Shqipërisë, sot si opozitë e fortë dhe e bashkuar, dhe nesër në drejtim të vendit, për t’i ofruar çdo ndihmë dhe për të marrë çdo vendim në mbështetje të Kosovës. Ne jemi si përherë krenarisht në krah të Kosovës tonë të shtrenjtë!

84705115_2948527335198428_2795877526189113344_o 84516483_2948527235198438_9139993905457004544_o

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura