Basha me Fondin Shqiptaro-Amerikan: Na ndihmoni me një program qeverisës për zhvillimin e vendit

Oct 9, 2015 | 16:31
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një takim me anëtarët e bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, dhe Kryetarin e Bordit të Drejorëve të këtij Fondit si dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff, ka folur me shqetësim për situatën ekonomike në vend.

Sipas njoftimit për shtyp, Basha tha se kriza ekonomike që ka mbërthyer vendin, “dhe mungesa e shpresës tek të rinjtë është një shqetësim i madh sot, çka ka sjellë dhe një numër të madh azilkërkuesish nga Shqipëria drejt Gjermanisë dhe vende të tjera europiane”.

ROL_6844

“Klima e biznesit është përkeqësuar, borxhi është rritur dhe asnjë investim i ri nuk është bërë në dy vjet. Rritja e nivelit të taksave dhe pasiguria ka bërë që investitorët e huaj të kërkojnë tregje të tjera dhe të zhvendosen nga Shqipëria. Ndërkohe lufta kundër informalitetit, si aksion dhe jo si një iniciativë e mirëstudiuar ka sjellë mbylljen e mijëra bizneseve të vogla duke rritur ndjeshëm papunësinë dhe pamundësinë e qytetarëve për të përmbushur dhe nevojat më elementare. Rritja e ndjeshmje e taksës së qarkullimit ka bërë që çmimi i naftës në Shqipëri të jetë më i larti në Europë, gjë që ka vështirësuar punën në bujqësi.  Sipërfaqe të tëra toke janë të pambjella ndërsa edhe ai pak prodhim që kanë mundur të sigurojnë fermerët nuk gjen hapësirë për treg për shkak të rritjes së taksave, rritjes së çmimeve të naftës dhe energjisë, e rëniës së fuqisë blerëse’,- ishin te gjitha shqetesimet e shprehur per zyrtaret.

Në këtë kuadër, Basha kërkoi ndihmën dhe ekspertizën e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit në mënyrë që programi qeverisës i Partisë Demokratike të krijojë një kuadër sa më të mirë për zhvillimin ekonomik të vendit, rritjen e punësimit dhe kthimin e shpresës së qytetarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura