“Basha lider pa karakter!” Rama: Ky s’është definicioni i një gruaje të ndarë nga burri. Arsyeja pse nuk tentoj të negocioj me Berishën

Apr 16, 2021 | 21:28
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar kryedemokratin Lulzim Basha një lidership pa karakter dhe të dobët.

rama basha

I ftuar në “Zgjedhje 2021”, Rama tha se ky nuk është definicioni i një burri të ndarë nga gruaja, apo e kundërta dhe që më pas flet për karakterin e bashkëshortit.

Një lider me karakter, por të mbrapshtë ai quajti ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa kur u pyet se përse nuk negocionte me këtë të fundit, ai tha se më Berishën politika është e patejkalueshme.

Pjesë nga intervista:

Rama: Besoj që metafora e kukullës shpjegon më së miri natyrën e lidershipit të Bashës. I dobët, pakarakter dhe tërësisht të adapotueshëm sipas programit të kurdisjes.

Pyetje: Ju e thoni që nuk ka forcë karakteri Basha, e përmendni edhe gjatë fushatës, ku e ka treguar këtë? Në marrëveshjet që keni pasur dhe nuk i ka qëndruar, si ajo e 17 majit?

Rama: Ky nuk është definicioni i një burri të ndarë nga gruaja, apo i një gruaje të ndarë nga burri që flet për karakterin e bashkëshortit. Ky është definiciioni i karakterit të lidershipit. Nuk ka lider pa karaktër, mund ta kenë të mbrapshtë, si Berisha, por ai është lider. Lider pa karakter do të thotë që nuk merr do t vendime, nuk mban dot fjalën dhe nuk ka fuqi të mundë gjumin, që nuk udhëheq, por udhëhiqet. Kur them udhëhiqet jo thjeshtë nga persona, por edhe nga ngjarjet. Këto e bëjnë lidershipin pa karakter.

Pyetje: Po ç’ju duhet Basha? Negocioni me Sali Berishën?

Rama: Mua nuk më duhet Basha, më duhet Shqipëria, shqiptarët dhe më duhet të bëj gjithçka që këto dy forca… Unë nuk e kam zgjedhur Lulëzim Bashën, Bashën nuk e ka zgjedhur PD, atë e vuri aty Sali Berisha. Me Saliun politika është e patejkalueshme, ndërsa me një forcë si PD do dalë nga zgjedhjet në opozitë dhe më e pranishme në Kuvend se sa doli nga ato të 2017. Nga ana tjetër prania e LSI në Kuvend do të jetë shumë më e reduktuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura