Basha ankohet për Qeverinë tek Glover: Ka nisur manipulimi i zgjedhjeve. Kandidatët tanë po dhunohen

May 25, 2015 | 18:24
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ne nje takim me kryesuesen e misionit të vëshgimit të zgjedhjeve në Shqipëri, zonjën Audry Glover, i ka shprehur shqetesimin se sipas tij dyshja Rama-Meta ka nisur të ngrejë skemën e manipulimit të votave, duke u bërë presion të hapur drejtorëve te administratës publike, për të blerë votat dhe për të marrë vota me çdo mënyrë, por edhe për dhunën e ushtruar ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratke gjatë tubimeve elektorale.

“Dhuna policore dhe presioni ndaj disa kandidatëve janë një shembull i keq i përdorimit politik nga qeveria të Policisë së Shtetit me përpjekjen për të shantazhuar mbështetësit e opozitës. Mazhoranca përmes KQZ tenton të eleminojë, duke mos lejuar kandidimin në disa zona të disa kandidatëve, aty ku Rama dhe Meta dyshojnë se këto alternativa tërheqin vota të shumicës.Gjithashtu, përmes presioneve ndaj KQZ, mazhoranca përpiqet të eleminojë në tryezë kandidatin e opozitës për Kurbinin duke mos lejuar regjistrimin e tij. Janë shumë shqetësuese tentativat për manipulimin e listave zgjedhore të konstatuara në Durrës, ku janë vendosur fiktivizht qindra qytetarë në lista, edhe pse vendbanimi i tyre nuk është në këtë zonë zgjedhore”,- tha Basha.

Ne njoftimin per shtyp te PD thuhet se zonja Glover mbajti shënim rastet konkrete të paraqitura nga Basha dhe u angazhua për monitorim të thellë e serioz të situatës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura