Barça jashtë Champions, Gyndogan kritikon të gjithë: Arauho duhej t’i linte të shënonin, na u mohua një penallti

Apr 17, 2024 | 11:39
SHPËRNDAJE

“Jam i zhgënjyer, shumë i zhgënjyer. Kualifikimi ishte në duart tona dhe ia dhamë PSG-së. Ne ia dhamë në mënyrën më të thjeshtë.” Kështu komenton Ilkaj Gyndogan për “CBS Sports” humbjen e Barcelonës në shtëpi, e cila largohet në mënyrën më të keqe nga Champions.

Champions League - Quarter Final - Second Leg - FC Barcelona v Paris St Germain

Turku u ndal më pas te episodet kyçe, duke nisur me përjashtimin e Arauhos: “Është e vështirë të thuash se çfarë është më e mira të bësh në këto momente… Por duhet të jesh i sigurt që prek topin nëse zgjedh të ndërhysh, përndryshe. Unë preferoj të pësoj një gol apo edhe të pranoj një gol një më pak e vret lojën shpejt”.

Gyndogan më pas kritikoi edhe mbrojtjen e Barcelonës me rastin e golit të Vitinjas nga jashtë zonës: “Një tjetër gabim. Duhet të dalim dhe të mbyllim. Nuk duhet ta lëmë të gjuajë. Ai ishte i lirë, ne u stërvitëm në këto situata. Lojtari më afër topit duhet të shkojë për t’u mbyllur. Ishte tre kundër tre pas këndit, Vitinja mbërrin… Askush nuk doli jashtë.”

Gyndagon pretendoi një penallti: “Mendoj se kishte një penallti. Unë vrapova dhe kundërshtari më preku qartë. I thashë arbitrit se ishte një penallti dhe në vend të kësaj ai më dha një karton të verdhë”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura