Banorët e Lushnjes kërcënojnë në prag zgjedhjesh: O shtroni rrugët, ose s’ju japim votat

May 21, 2015 | 18:24
SHPËRNDAJE

Duket se qytetarët e kanë kuptuar se premtimet e kandidatëve që bëhen në fushatë elektorale, mbeten thjesht premtime dhe janë të zhgënjyer nga kjo gjë.

Letra e cila qarkullon ne rrjetet sociale

Në prag të zgjedhjeve të “21 Qershorit”, banorët e disa fshatrave në Lushnje, kërcënojnë se nëse nuk shtrohen rrugët e qytetit, nuk do të votojnë.

Një komunikatë me qëndrimin e tyre ata e kanë varur në mjedise publike, në pemë. Një fotografi e postuar në rrjetet sociale është shpërndarë e cila tregon lajmërimin e banorëve të disa fshatrave në Lushnje.

Ja teksti i plotë i letrës:

Në emër të fshatrave Toshkëz, Mazhaj, Zhelishan, Kundje, po ju themi dy fjalë. Nëse rruga nuk shtrohet para votimeve në këto fshatra nuk keni të drejtë të sillni kuti votimi sepse jemi gënjyer shumë herë nga ju në periudhën e fushatës. Mashtrime të tilla si: do ulim naftën, do ulim plehrat, do bëjmë rrugë etj. Por “premtimet” tuaja janë fjalë boshe.

Nëse nuk plotësohen kërkesat tona për shtrimin e rrugës, vota jonë do jetë e pavlefshme.

Me respekt, banorët e fshatrave.

Kreu aktual i Bashkise se Lushnjes eshte Fatos Tushe, i Partise Socialiste, i cili kërkon nje mandat tjeter ne zgjedhjet e 21 Qershorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura