Banda e hajduteve femra, maskohen në ashensor pas grabitjes

May 5, 2015 | 19:24
SHPËRNDAJE

Një bandë femrash kanë ndryshuar veshjet e tyre tri herë në një përpjekje për të maskuar veten, teksa po i largoheshin një blerësje të moshuar, të cilës i kishin vjedhur 2.000 stërlina nga kuleta e saj.

Treshja, e cila kishte kryer plaçkitje të sofistikuara për më shumë se një dekadë, kishte grabitur gruan pasi ajo kishte tërhequr sasinë e konsiderueshme të parave nga një bankë aty pranë.

Pamjet tronditëse janë marrë nga kamerat e sigurisë në një dyqan në Britani. Vajzat nga Europa Lindore duken të qeshura, teksa përdorin ashensorin si një dhomë zhveshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura