“Ballë për ballë me regjimin”- Meta ndan foto nga protesta: Kjo është opozita e vërtetë

Apr 19, 2024 | 13:37
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një foto nga protesta e sotme (19 prill) e organizuar nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës.

WhatsApp Image 2024-04-19 at 13.43.13

Meta ka shpërndarë një foto, ku shihen përfaqësues të Partisë Demokratike të drejtuar nga “Rithemelimi” dhe përfaqësues të Partisë së Lirisë, të cilët tentojnë të “shkulin” gardhin rrethues që ishte vendosur përreth godinës.

Meta shkruan se kjo është opozita e vërtetë, e cila vihet ballë për ballë me regjimin.

Ballë për Ballë me Regjimin! Kjo është Opozita e Vërtetë!” shkruan Meta.

Po ashtu një reagim ka bërë edhe anëtari i PL në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi, i cili ishte prezent në proteste.

Blushi ka shpërndarë një foto të ngjashme me atë të Ilir Metës, ku shkruan se do ta shkulë nga rrënjët regjimin e kalbur.

Do ta shkulim nga rrënjët këtë Regjim të kalbur”, shprehet ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura