Balla flet për heqjen e imunitetit të Tahirit, bën edhe një paralajmërim të fortë. Do ketë të tjerë emra…

Oct 19, 2017 | 21:28
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka sqaruar pse nuk po mblidhet ende komisioni per mandatin e rregullores qe te heqe imunitetin e Saimir Tahirit, teksa paralajmeroi se pervec Saimir Tahirit do te kete edhe emra te tjere qe do te vijne ne Kuvend nga Prokuroria.

taulant balla

“Dua të ndaj shqetësimin për një përpjekje idioteske të Halimit apo halimëve të tjerë të PD për ta kthyer këtë procedurë ligjore në një teatër në interes të hallit të PD dhe jo të drejtësisë. Duhet ta them qartë që ka një dallim të madh ndërmjet grupit të PD PS dhe kryeministrit Rama me hallexhinjtë e PD dhe të tjerët që i janë basghkënjgitur PD se ne jemi këtu në luftë për drejtësinë. Edhe në mënyrën se si ne bëjmë rregulloren e Kuvendit, kam mbërritur këtu si kryetari i grupit parlamentar që në momentin që e keni raportuar ju si media, dhe kam qenë disa orë para që kur materiali i Prokurorisë të mbërrinte dhe në bindjen tonë të thellë që për këdo për këdo e për cdo rast ne do e bëjmë procedurën njëlloj, edhe në rastin në fjalë edhe në raste të tjera që do vijnë në Kuvend. Të jeni të sigurt që në këtë rast drejtësia është fjala jonë e vetme”, tha Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura