Babai pozitiv me koronavirus/ Historia dramatike e vajzës që i vdiq e ëma: Nuk i bënë as tampon, humbi vetëdijen, kur arriti në spital…

| 15:34
SHPËRNDAJE

ambulanca

Nëna i humbi jetën pa bërë as tampon, babai pozitiv ndaj koronavirusit ndodhet akoma i shtruar në spital në kujdes intensiv. Një histori dramatike që vjen nga Napoli dhe që Ana, e bija e çiftit të infektuar e ka treguar për mediat italiane.

Fanpage.it” shkruan se pavarësisht se babai kishte dalë pozitiv dhe ishte shtruar në spital, nëna, një grua 55-vjeçare, e cila paraqiti të njëjtat simptoma, jo vetëm që nuk i ishte bërë tamponi, por as nuk u shtrua në spital, duke gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme, 24 mars.

Ata të dy kishin simptoma në të njëjtën periudhë: ethe, temperaturë të lartë, por ne menduam se ishte një grip normal, gjithashtu edhe pse përhapja e Covid-19 në Napoli ishte ende e në shifra të vogla“, thotë Ana për Fanpage.it.

Pas disa ditësh, gjendja e babait, që vuan nga astma, alergjik dhe ka hipertension, përkeqësohet, duke shfaqur probleme me frymëmarrjen.

Kontaktuam mjekun që merret me babanë tim, i cili na sugjeron terapi me antibiotikë dhe kortizon duke besuar se babai im ka bronkit“.

Pas një trajtimi disa ditor, megjithatë, gjendja e tij nuk u përmirësua, përkundrazi. Edhe gruaja e tij vijonte të kishte ethe dhe temperaturë të lartë.

Kështu që ne vendosim t’i shoqërojmë në Cotugno, në spital, ku ndodh një gjë absurde“, vazhdon Ana në rrëfimin e saj.

Në çadrën e ngritur para spitalit, temperatura e nënës ishte 39.8, ndërsa e babit 37. Babait i bënë tampon, mamasë jo, por e morën brenda dhomës së urgjencës për vizitë, temperatura shkoi 36.8; nuk iu bë as tampon dhe asgjë në spital“.

Ndërkohë, dy ditë më vonë, më 19 mars, mbërrijnë rezultatet e tamponit të babait të Anës, rezultonte pozitiv me Covid-19.

Një ambulancë shkon në shtëpinë ku vajza jeton me prindërit e saj, plus bashkëshortin e saj dhe djalin 15 muajsh, dhe merr babanë:

Dje, 24 Mars, gjendja e gruas u përkeqësua papritur: ajo filloi të mos merrte dot frymë dhe humbi kthjelltësinë.

Burri im telefonoi ambulancën, por ata i thanë se një grua 55-vjeçare nuk mund të ketë probleme me frymëmarrjen“.

Pas disa tentativash, mbërrin një ambulancë në shtëpi, por ajo arriti në spital dhe bëri arrest kardiak, ku menjëherë pas kësaj humbi jetën.

“Askush nuk e meriton një vdekje të tillë” – vazhdon Ana në historinë e saj dramatike. “Nëna ime nuk mund të ketë një funeral. Ne fëmijët nuk mund të mblidhemi për ta kujtuar atë”.

Gjashtë ditë pasi babai im doli pozitiv, pas vdekjes së nënës time, ne ende jemi duke pritur për të na bërë një tampon. Ata vetëm na futën në një karantinë të detyruar“.

Anna përfundon historinë e saj duke dhënë këtë mesazh:

Ajo që unë ndjej t’u them njerëzve është të mos dalin nga shtëpia. Kjo është një sëmundje që prek të gjithë, pa asnjë dallim. Sistemi shëndetësor me siguri do të ketë probleme këto ditë, por nuk ka zgjidhje për koronavirusin“.

Përktheu: Panorama

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.