Nishani i lë stafetën, Meta vlerësime të larta për të gjatë fjalës në Presidencë

Jul 24, 2017 | 19:37
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pas betimit në detyrën e tij të re si President i Republikës në Kuvend, Ilir Meta,  vijoi axhendën e tij në Presidencë ku u bë edhe takimi i kortezisë mes Metës dhe ish-Presidentit Bujar Nishani në zyrën e Presidentit.

“E vlerësoj për qeteësinë dhe qëndrimin e ekuilbruar, kam pasur mundësinë të bashkëpunoj në mjaft rrethana të zhvillimeve politike. Me rëndësi të mos kursehesh të gjesh dhe eksplorar se cfare na bashkon dhe të bësh lëshime, jam besnik i dialogut dhe konsensusit, si gjuha e vetme e suksesshme e politikës”, tha Meta.

meta detyra meta dhe nishani ne presidence

meta president

Çerek ore më vonë, Presidenti i Republikës Bujar Nishani bashkë me Ilir Metën, do dalin nga zyra  e drejtohen drejt hyrjes kryesore të Presidencës, ku dy Presidentët do të zënë vend në krye të shkallëve shoqëruar nga Drejtori i Protokollit të Shtetit.

Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar nga Banda e Forcave të Armatosura, shoqëruar me 21 të shtëna topi, Bashkim Dedja, kryetari i Gjykatës Kushtetuese afrohet drejt Presidentit Ilir Meta për t’i dorëzuar Kushtetutën e Republikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura