Avokatja e 19-vjeçarit: Të bëhet ekspertim psikik

Nov 1, 2012 | 14:28
SHPËRNDAJE
Autori i dyshuar i krimit Xhevit Malkaj (majtas) dy viktimat, Azbie dhe Enver Myftaraj

FIER- Hetimet për masakrën e Belishovës hedhin dyshime se 19-vjeçari mund ta ketë kryer i vetëm vrasjen e dyfishtë. Avokatja e Xhevit Malkajt u shpreh dje se do të kërkojë ekspertimin psikik të të arrestuarit. “Nisur nga rrethanat e pazakonta të ngjarjes, ne do të kërkojmë ekspertimin psikik të 19-vjeçarit. Besoj se një gjë e tillë do të jetë e nevojshme për hetimin. Kryerja e akt-ekspertimit psikik është e nevojshme në këtë rast, pasi ngjarja është makabre”, u shpreh dje avokatja e 19-vjeçarit, Brikena Luto. Ndërkaq, babai i tij, Bajram Malkaj, është dërguar në banesën e tij. Forca të Policisë vijojnë të ruajnë banesën e Malkajve për të evituar hakmarrje të mundshme. Ndërsa familjarët e viktimave, Enver dhe Azbie Myftaraj, nuk pranuan të komentonin lirimin e fqinjit të tyre, ndonëse ata kanë këmbëngulur se 19- vjeçari ka pasur bashkëpunëtor në krimin e rëndë.  m.r

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura