Avokati: Nuk e di ku ndodhet Frroku, do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Gjyqësori në presion nga politika

Jun 29, 2015 | 15:10
SHPËRNDAJE

Familjarët e Arben Ndokës deklaruan në përfundim të seancës gjyqësore në Apel se i akuzuari për vrasjen e Kryekomisar Lamajt gjendet jashtë shtetit.

Avokati i Arben Frrokut, Genc Gjokutaj

Pak ditë më parë ai u ndalua në Mal të Zi dhe u mbajt për katër orë, pasi emri i Frrokut figuronte ende në listën e të kërkuarve megjithëse kishte një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë për ta dënuar atë me burgim të përjetshëm.

Ndërsa avokati i Frrokut, Genc Gjokutaj tha se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke akuzuar politikën se po ushtron presion ndaj gjyqësorit.

“Nuk flitet më për gjykata të pavarura ose të varura, flitet për gjykata nën presion. Këtu ka një trysni nga politika. Ne do të ndjekim rrugët ligjore dhe do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Ne nuk jemi në kontakt me Frrokun”, tha Gjokutaj në përfundim të seancës gjyqësore. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura