Avokati i zhdukur/ Zbardhen detaje që ngrejnë dyshime të tjera, në portin e Durrësit ai….

Nov 11, 2017 | 10:02
SHPËRNDAJE

Avokati Besnik Muço është denoncuar nga bashkëshortja se rezulton i zhdukur prej disa ditësh.

durres

Gruaja e avokatit ka bërë denoncimin në polici duke thënë që avokati Muço ishte nisur drejt Italisë në datën 2 nëntor por që nuk ka zbritur në portin e Barit.Po ashtu ajo pohon se avokati është nisur nga porti i Durrësit me linjën Adria.

Nisja nga porti i Durrësit konfirmohet edhe për ‘Panorama’, ku burimet thonë se avokati rezulton të ketë kryer check-in dhe të jetë imbarkuar në tragetin e linjës Durrës-Bari. Por nuk ka informacion nëse ka zbritur në Bari apo jo.

Po ashtu burimet thonë se do të verifikohen kamerat e tragetit për të parë lëvizjet e personit të zhdukur, si dhe do kërkohet nga autotitetet shqiptare te homologët e tyre kufitarë italianë nëse ka zbritur ose jo në portin e Barit.

Avokati duhet të takonte bashkëshorten në Macerata të Italisë, por kurrë nuk arriti atje. 54-vjeçari, më 2 nëntor, duhet të hipte në një traget të kompanisë Adrian në Durrës për të shkuar në Macerata, atje ku jeton bashkë me bashkëshorten Raimonda. Kështu është shprehur kjo e fundit në denoncimin e saj para autoritete italiane, pasi humbi kontaktet me të shoqin, shkruajnë mediat italiane.

Trageti në të cilën duhet të hipte Besnik Muço nisej për në Bari, por vetë avokati nuk mbërriti kurrë atje.

Që nga 2 nëntori, Rajmonda është shprehur në kallëzimin e saj se nuk ka pasur asnjë kontakt me Beniskun dhe kjo e detyroi që drejtohej autoriteteve për ndihmë javën e shkuar.

Ndërkohë miqtë dhe të njohurit që ka në Shqipëri me të cilët ka komunikuar gruaja, i kanë thënë se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e avokatit 54-vjeçar.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura