Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ “Kur preku interesat e qeverisë, i treguan kallashin”- Basha:  Beteja për tokat në Gjirin e Lalëzit, bandat qeveritare luftojnë…

Nov 6, 2019 | 18:10
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama për lidhje me krimin.

Nga Shkodra, në një takim me të rinjtë, Basha u ndal sërish tek atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ndërsa tha se “bandat në qeveri i treguan atij kallashin kur i preku interesat”.

bashaa

A e patë se çfarë bëri Rama në Shkodër, vuri një person që e kapte dekriminalizimi. Ashtu veproi edhe në Vorë me Agim Kajmakun, edhe në Vaun e Dedës me Mark Babanin. Shqiptarët shkëlqejnë kudo, ndërsa këta zgjedhin kriminelët në krye. Po ashtu, ndodhi edhe me një prokuror, të cilin edhe ne e kemi denoncuar për lidhje me krimin, që  kur preku interesat e tyre, i treguan kallashin. Beteja bëhet për tokat në Gjirin e Lalëzit, ku bandat qeveritare luftojnë me kallash e nuk lejojnë askënd t’i prekë në interesa”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura