“Ata që bën ndryshimet e 2008-ës, s’duhet të jenë më në politikë”/ Bamir Topi: Më 14 maj do ketë shumë vota abstenim, ja çfarë do ndodhë me partitë pas zgjedhjeve

Mar 30, 2023 | 20:14
SHPËRNDAJE

Ish-Presidenti Bamir Topi shprehet se më 14 maj nuk do të ketë ndonjë surprizë përsa i përket mbështetjes së partive politike. Sipas tij, ndryshimi më i madh do të jetë tek elektorati gri, të cilët do zgjedhin që të mos votojnë asnjë nga forcat politike.

bamirtopi

Në një intervistë për emisionin “Frontline”, Topi deklaroi se pas 14 majit do të ketë zhvillime të shumta brenda partive politike, por sidomos në Partinë Demokratike.

Sipas tij, në PD do të zhvillohen zgjedhjet e strukturave të reja. Duke u ndalur tek krerët e forcave kryesore politike në vend, Topi u shpreh qartë se “ata dy që bënë ndryshimet Kushtetuese të 2008-ës” (Berisha, Rama), s’duhet të jenë më në politikë.

Topi: Sigurisht që ka nonsens. Të gjithë janë produkte të Berishës, të gjitha kanë një kompleks inferioriteti ndaj tij. Sëbashku i kanë bërë dhe i kanë ushtruar këto metoda ndaj të tjerëve. Ata e dinë mirë se çfarë force ka grupi i tij për t’i denigruar politikisht. Kur këtë integritet nuk e ka ai që ka vulën, përfytyroni ato njerëzit periferik që mezi i kanë gjetur për të kandiduar. Kur e shohin veten, e shohin me shanse zero për të pasur sukses. E shohin veten të shantazhuar. Kjo parti zyrtare, nuk mori dot karakteristikat e një partie të sapoformuar. Këta njerëz edhe sikur të mos e kishin këtë sjellje politike, do kishin dështuar. Kjo tregon që historia e politikës në Shqipëri është dramatike. Të kërkohet shpresa pas 32 vjetësh tek një njeri që ka një të kaluar shumë problematike lidhur me administrimin e fateve të PD-së dhe mënyrën si e ka ndërtuar jetën politike, është dramatike.

E them gjithmonë, atë që ne mendojmë se marrëveshja e 2008-ës kapi institucionet, ajo preku partitë politike. Ato përpara kishin të drejtën për të bërë debatin për të vendosur. Mblidheshin kryesitë me debate të forta për të zgjedhur kandidatët. Pas asaj, e drejta ju la kryetarëve. Kriza e partive politike është transmetuar në shoqëri, në institucionet e zgjedhjeve. nuk ka një parti të re politike të ketë shans, nuk i lejnë këta. Përfytyroni çfarë ndodh në përfaqësuesin zyrtar të një partie me emrin e madh, PD-në. Ju do shihni një parti me një njeri që është në krizë shumë të fortë psikologjike dhe morale.

Pyetje: Përsa i përket zgjedhjeve të 14 majit, a do të kemi një rezultat si ato të 6 marsit?

Topi: Ndjesitë tradicionale do jenë në terren. Ata që janë kundër pushtetit të Ramës, do gjejnë mënyrën për të shprehur dufin e tyre. Unë mendoj që nuk është thjeshtë kjo. Një njeri mund ta shprehë dufin në shumë mënyra. Duhet organizimi, duhet motivi. Njerëzit që i përfaqësojnë, nuk dihet a i përfaqësojnë në mënyrë të mirë. Abstenimi, mungesa. Unë besoj që elektorati gri s’mund të gjejë shpresë tek të njëjtët aktorë. Revolta e tyre do jetë me mospjesëmmarrje në votime.

Por këto zgjedhje janë akoma më problematike. Morali brenda një force politike nuk ekziston. Ku ta çojnë votën këta? Preferojnë që revoltën ta shprehin me mospjesëmarrje

Pyetje: Nëse humbet opozita zgjedhjet, kush do të jetë përgjegjësi kryesor?

Topi: Të gjitha këta. Ky vend do mbyllë zgjedhjet lokale dhe do kemi shumë zhvillime brenda partive, sidomos në opozitë. Shumë shpejt vijnë zgjedhjet e përgjithshme. Këta njerëz që i ofrohen njerëzve për një rrotacion, bëjnë atë që kanë bërë edhe herë tjetër. Kalcifikimi i jetës politike, e kanë bërë këta. Janë protagonistët e së keqes. Unë jam për parimet e demokracisë. Këta që kanë bërë 2008-ën, nuk duhet të jenë fare. E keni parë Berishën që të përmendë ndryshimet e 2008-ës? Jo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura