Asteroidi gjigand i aftë për të shfarosur jetën, të premten pranë përplasjes me Tokën (FOTO)

Mar 25, 2015 | 11:50
SHPËRNDAJE

Një asteroid gjigand, 1.000 metra i gjerë, pritet të kalojë shumë pranë Tokës brenda disa ditësh, parashikon NASA.
[portfolio_slideshow] 

Disa ekspertë kanë parashikuar se objekti i quajtur ‘2014-YB35’ mund të cekë planetin tonë ditën e premte.

Nuk është e pazakontë që meteorë të vegjël të kalojnë afër Tokës, megjithatë objekte të kësaj madhësie janë një dukuri shumë e rrallë dhe paraqesin një kërcënim shumë të vërtetë, tha një ekspert për “Express”, raporton “Mirror”.

Çdo impakt i tij do të shkaktojë ndryshime shkatërruese në klimë, tërmete dhe tsunami.

Bill Napier, profesor i astronomisë në Universitetin e Buckinghamshire, tha për “Express” se ekziston një “rrezik shumë real” që një kometë apo një asteroid i dëmshëm të godasë Tokën. 

Ekspertët thonë se një asteroid i kësaj madhësie kalon pranë Tokës 1 herë në 5.000 vjet. Sipas tyre një përplasje me Tokën do të shkaktonte një ekuivalent shpërthimi me 15.000 megaton TNT.

Ai tha: “Të goditesh nga diçka si YB35…, paraqet një rrezik për vazhdimësinë e planetit”.

Nëse asteoridi që po udhëton drejt Tokës, do ta godiste planetin tonë, shtëllunga mbetjesh do të hidheshin në atmosferë, do të ndryshonte klima dhe planeti do të bëhej potencialisht i pabanueshëm.

Ndikimet më të vogla të tij do të ishin të afta për të shkatërruar qytete.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura