“Asnjë të mos mbetet pa bukë dhe pa para”- Mbylli fabrikat dhe vendet e punës për shkak të koronavirusit, kjo qeveri jep 22 miliardë dollarë për të varfërit

Mar 26, 2020 | 15:16
SHPËRNDAJE

 

Qeveria indiane do japë një ndihmë prej 22 miliardë dollarësh për të varfërit ndërsa vendi përballet me koronavirusin.

varferi indi koronavirus

“Nuk duam që asnjë të mbetet i uritur apo që dikush të mbetet pa para në duar,”– tha ministrja e financave Nirmala Sitharaman, duke shtuar: “Paketa, e cila përfshin dhënien e ushqimeve falas dhe parave, do shkojnë për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë të menjëherëshme.”

Ministrja gjithashtu shtoi punonjësit e kujdesit shëndetësor do të merrnin sigurim mjekësor deri në 66.500 dollarë.

Shifra e akodruar për të varfërit nga qevera indiane përfshin 1% të PBB-së së Indisë në kontrat nga SHBA dhe Singapori që po shpenzojnë rreth 10% të PBB-së së tyre.

Megjithatë kjo është vetëm faza e parë pasi Ministrja tha se do ketë paketa të ngjashme më vonë.

BBC raporton se ekonomia e Indisë ishte në rënie përpara se vendi të izolohej nga koronavirusi. Qeveria mbylli vendet e punës, fabrikat dhe  miliona punëtorë mbetën pa paga.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura