Arrestohet shqiptari për shitje narkotikësh

Aug 31, 2012 | 14:05
SHPËRNDAJE

ITALI – Një shtetas shqiptar u arrestua nga Policia italiane me akuzën e shitjes dhe shpërndarjes së drogës në Modica. Shtetasi Julian Hoxha ka rënë në pranga, pasi Policia gjurmoi për disa kohë përdoruesit e drogës. Bazuar në dyshimet e krijuara se shqiptari merrej me shitje të lëndës narkotike, Policia ndoqi përdoruesit e drogës të cilët bënë tërheqje parash në bankomatet e bankave dhe më pas me paratë me vete shkuan për t’u takuar me shtetasin shqiptar Julian Hoxha. Agjentët e Policisë mbikëqyrën ngjarjen dhe ndërhynë në momentin kur shqiptari po u shiste drogën përdoruesve të lëndës narkotike. Bëhet fjalë për doza hashashi dhe heroinë. Sipas Policisë, shtetasi shqiptari nuk zbriste fare nga makina, ndërsa përdoruesit afroheshin aty dhe bënin pagesën duke marrë më pas sasitë përkatëse të lëndës narkotike. Pas kontrollit në makinën me të cilën lëvizte 32-vjeçari shqiptar, mësohet se është gjetur një sasi eurosh, e cila dyshohet se është përfituar nga shitja e drogës. Policia e arrestoi shqiptarin, ndërsa Gjykata ka vendosur lënien e tij në burg gjatë hetimeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura