Qeveria shqiptare marrëveshje për hapjen e një universiteti spanjoll në Gjirokastër, Manastirliu: Tituj dhe gradat do të njihen automatikisht

May 2, 2024 | 9:33
SHPËRNDAJE

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirlu, ka deklaruar se kanë miratuar në parim hapjen e një universiteti spanjoll në Gjirokastër.

manastirlikut

“Sot në mbledhjen e qeverisë miratuan programin e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë. Pas vendimit të hapjes së kolegjit të Europës dhe marrëveshjes me homologët austriakë për reformimin e Universitetit Bujqësor, kemi miratuar në parim hapjen e filialit në Gjirokastër të Universitetit Kombëtar të arsimit në distancë Spanjë. Do të sjellë risi dhe do të ketë kampus në Gjisokastër. Tituj dhe gradat do të njihen automatikisht” , tha Manastirliu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura