Arrestohet shqiptari në Patra, ishte kthyer tmerri i grave në ashensor

May 23, 2016 | 21:02
SHPËRNDAJE

Policia greke ka vënë në pranga një 33-vjeçar me origjinë shqiptare, pasi akuzohet për grabitje.

ashensor-655x356

Rasti më i fundit ishte kur ndoqi një grua e cila sapo hyri në ashensor, ai i mori asaj çantën me para brenda.

Policia e arrestoi shqiptarin duke e dërguar në burgun e Patras.

Nga hetimet paraprake, rezulton se ai ka kryer të paktën 4 plaçkitje dhe tre vjedhje ndaj grave në tre muajt e fundit në Patra, shkruan ‘Ora news’.

Skema e vjedhjes ishte pothuajse e njëjtë: momenti kur gratë hynin  në ashensor. Duke ushtruar forcën dhe duke ikur me shpejtësi, arrinte t’u merrte sendet me vlerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura