Arrestohet laçiani i shpallur në kërkim ndërkombëtar

May 31, 2016 | 19:00
SHPËRNDAJE

Policia e Lezhës ka arrestuar një shtetas i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse ishte dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim.

1460197066pranga-arrestim

Si rezultat i operacionit policor “Leistung”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: Arben Pershqefni , 45 vjeç, banues në Laç – Kurbin.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Torino – Itali, me vendim nr. 3385/11 N. 627/R.G.APP, datë 25.10.2011, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale të ” Shkelje të ligjit mbi drogën në bashkëpunim” të parashikuara nga nenet 110 i Kodit Penal Italian dhe neni 73 i Dekretit 309/90.

Këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet e 3 muaj e 27 ditë burgim”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për ndjekje të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura