Arrestohen dy persona në Durrës, çfarë i zbuloi policia njërit prej tyre, kur ishte në timon…

Jan 24, 2020 | 9:39
SHPËRNDAJE

aksident

Dy shoferë janë vënë në pranga nga policia e Durrësit. Njëri prej tyre u kap në gjendje të dehur, ndërsa tjetri akuzohet se ka aksidentuar një këmbësor i cili fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit L. V., 45 vjeç, banues në Ishëm, Durrës.

Ky shtetas, më datë 23.01.2020, në segmentin rrugor Ura e Gjolës-Ishëm, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin R. D., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

A. I., 42 vjeç, banues në Krujë. Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Suzuki” në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura