Arrestohen 3 zyrtarë të Tatimeve në Gjirokastër, shpërdorim detyre

Sep 5, 2015 | 9:26
SHPËRNDAJE

Shënohen arrestimet e para në radhët e Tatimorëve vetëm pak ditë pas nisjes se operacionit te qeverisë kundër informalitetit.

Drejtoria e Policisë në Gjirokastër
Drejtoria e Policisë në Gjirokastër

Policia ka bërë me dije se përgjegjësi i Sektorit te Verifikimeve në terren në Drejtorine Rajonale Tatimore Gjirokaster si dhe dy inspektorë verifikimi po në terren u arrestuan, ndërkohë një inspektore është shpallur në kërkim

“Në Këlcyrë, gjatë kontrollit të bërë në dyqanin e shtetasit K.Xh banues në Këlcyrë, këta punonjës kanë shpërdoruar detyrën pasi nuk kanë mbajtur procesverbal konstatimi për gjetjen pa fatura të 230 paisjeve të ndryshme shtëpiake.”- njofton policia, duke shtuar se ata akuzohen për veprën penale “Shpërdorim Detyre”

Të arrestuarit janë
Andi Mëhilli, 33 vjeç banues në Gjirokastër; me detyre Pergjegjes i Sektorit te Verifikimeve ne terren ne Drejtorine Rajonale Tatimore Gjirokaster.

Spiro Muço, 57 vjeç banues në Gjirokastër, me detyre Inspektor i Sektorit te vetifikimeve ne Terren ne Drejtorine Tajonale Tatimore Gjirokaster.

Gligor Kallavaresi, 32 vjeç banues në Gjirokastër, me detyre Inspektor i Sektorit te Verifikimeve ne Terren ne Drejtorine Rajonale Tatimore ne Gjirokaster.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasia : A. Gaba, 29 vjeçe , banuese në Gjirokastër përkatësisht me detyrë Inspektore e Sektorit të Verifikimeve në Terren, në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Gjirokastër. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura