Arrestohen dy djemtë e Rrapush Xhaferrit, por dënimi u mbaron në qershor

May 22, 2015 | 11:18
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës arreston gjatë një aksioni në orët e para të mëngjesit, dy djemtë e Rrapush Xhaferrit, të dënuar me nga 10 vjet burg secili.

Rapush Xhaferraj

Ndonëse kërkoheshin prej më shumë se 10 vitesh për krijim të firmave piramidale, Policia e kryeqytetit arriti t’i arrestonte vetëm dje, Përparim dhe Pëllumb Xhaferrin, të cilët me të drejtë kanë menduar se dënimi i tyre ishte parashkruar.

Momenti i arrestimit

Burime nga Policia thanë se dy djemtë e ish-bosit të një prej firmave piramidale gjatë periudhës 1996-1997, u arrestuan në banesat e tyre, njëri në rrugën “Irfan Tomini” dhe tjetri në Selitë, ku kishin vetëm pak ditë që ishin kthyer, pasi jetonin prej vitesh jashtë Shqipërisë. Aksioni për arrestimin e tyre u krye nga shërbimet e Komisariatit nr.2, rreth orës 04:00 të mëngjesit të djeshëm.

Në qershor të vitit 2010, Gjykata shpalli debitor gjashtë vjet pas vdekjes babanë e tyre, Rrapush Xhaferri, në shumën e 12 milionë dollarëve dëmshpërblim ndaj qytetareve të mashtruar. Në zbatim të ligjit, kjo shumë u duhej kthyer qytetarëve të mashtruar nga trashëgimtarët e Xhaferrit, respektivisht nga djemtë e tij. Tre djemtë e Rrapush Xhaferrit përfunduan në Gjykatën e Tiranës, pasi u paditën veç e veç nga administratorët e ish-firmave piramidale.

Ata u dënuan në total me 28 vjet burg, por vetëm njëri nga vëllezërit, Asllan Xhaferri e shleu dënimin e dhënë nga Gjykata, rreth 8 vite burgim. Ndërsa një vit më parë, ai iu drejtua Gjykatës së Lartë, ku deklaronte se nuk kishte mundësi financiare për të likuiduar me shumën 12 dollarë të gjithë personat që ishin mashtruar.

Sipas vendimit të Gjykatës, Pëllumb Xhaferri duhet të kthejë tek administratorët mbi 20 milionë lekë të rinj të marra nga fondacioni “Demokracia popullore”. Policia e Tiranës tha dje se ka kryer arrestimin e dy vëllezërve, megjithatë pritet që të lirohen, pasi sipas ligjit, dënimi i tyre është parashkruar, duke qenë se masa e dënimit është e barabartë, madje më e vogël se vitet që ata kanë në kërkim. E. Delia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura