Arrestimi i atentatorit të Briken Sanajt, reagon ministri Balla: Po punojmë çdo ditë me INTERPOL për gjetjen e personave në kërkim policor

Apr 17, 2024 | 11:08
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit në Gjermani të atentatorit të dyshuar të Briken Sanajt, krim i ndodhur në tetor 2022, si edhe të kapjen në Itali të një akuzuari për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

brikensanaj

Balla deklaroi se po punohet çdo ditë me INTERPOL për gjetjen e personave në kërkim policor dhe nga institucionet e drejtësisë.

 

Reagim i ministit të Brendshëm, Taulant Balla:

🇦🇱 GODITJA E PANDËSHKUESHMËRISË!

Po punojmë çdo ditë me INTERPOL🌎 për gjetjen e personave në kërkim policor dhe nga institucionet e drejtësisë. Përgëzime Policisë së Shtetit, Departamentit të Policisë Kriminale, Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe homologëve të Gjermanisë dhe Italisë, për kapjen në Shqipëri dhe në Gjermani të 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Italia dhe Shqipëria, njëri i dyshuar si autor i një ngjarjeje të rëndë kriminale të ndodhur në Tiranë, në tetor 2022 dhe tjetri për trafikim ndërkombëtar narkotikësh.

Përgëzime edhe Drejtorisë Vendore të Policisë së Shtetit📍Shkodër, për vendosmërinë dhe vigjilencën e shtuar në goditjen e fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura